Aktualitet

Arrestimí i dy shqiptarëve në Angli, Policia jep detaje: Morëm pjesë dhe ne, kishim informacion që në korrik

26 Dhjetor 2019, 15:42 Nga DOSJA
Arrestimí i dy shqiptarëve në Angli, Policia jep detaje:

TIRANË- Pas arrestimít të dy shqiptarëve në Angli, ka ardhur një reagim dhe nga Policía e Shtetit. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se në operacionin e arrestimít të dy shqiptarëve që kultívonin bimë narkotike në një banesë ka marrë pjesë dhe Policia shqiptare.

Po ashtu bëhet me dije se personat e arrestuar nuk janë ata që janë bërë me dije nga mediat britanike, por në prangà kanë rënë: Daniel Cela, 23 vjeç dhe Danjel Ibrushi, 25 vjeç.

Gjatë periudhës korrik-dhjetor 2019, nga Derbyshire Políce janë vënë në pranga edhe 8 shtetas të tjerë shqiptarë. Gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi bimësh narkotíke që kultivoheshin me llamba në ambiente të mbyllura”, shkruhet më tej në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antikanabis. Operacioni u zhvillua në  Angli nga Derbyshire Police në bashkëpunim dhe me asistencën e Policisë shqiptare. Operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Vihen në pranga 2 shtetas shqiptarë, 23 dhe 25 vjeç, si dhe procedohet pronari i banesës që ua  kishte dhënë banesat me qira dy të rinjve. Gjatë periudhës korrik – dhjetor 2019,  nga Derbyshire Police janë vënë në pranga edhe 8 shtetas të tjerë shqiptarë. Gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi bimësh narkotike që kultivoheshin me llamba në ambiente të mbyllura.

Çatitë e shtëpive i kishin veshur me materiale qe nuk e përçojnë nxehtësinë, me qëllim që të mos identifikoheshin  nga Policia, gjatë monitorimeve  me dron me sensor për nxehtësinë. Prej muajit korrik të vitit 2019, Derbyshire Police i ka kërkuar Policisë shqiptare asistencë dhe informacion lidhur me një grup të strukturuar kriminal, në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike (cannabis sativa) që vepronte në Cresëell dhe Cloëne. Policia e Shtetit u angazhua me seriozitet dhe profesionalizëm duke kryer një sërë verimesh hetimore dhe gjithë informacioni i grumbulluar iu vu në dispozicion kolegëve të Derbyshire Police. Falë seriozitetit dhe punës hetimore për personat e implikuar, të bërë nga Drejtoria Hetimore Qëndrore  ne Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit si dhe  duke ruajtur në maksimum sekretin e hetimit, u bë i mundur  finalizimi i operacionit nga kolegët e Derbyshire Police dhe së fundmi u arrestuan në flagrancë,  në pronat në Cloëne dhe Cresëell, shtetasit: Daniel Cela, 23 vjeç dhe Danjel Ibrushi, 25 vjeç, nga Shqipëria.

Një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike cannabis sativa u gjetën në adresat e mësipërme dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe pronari i banesave që ua kishte dhënë me qira banesat dy shtetaseve të mësipërm, konkretisht 64-vjeçari nga Leicesteri. Krerët e Derbyshire Poice, nëpërmjet oficerit të kontaktit të Policisë shqiptare kanë vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer në nivel ndërkombëtar, me synim goditjen e kriminalitetit dhe për të rritur sigurinë e komunitetit. Ky operacion tregon qartë profesionalizmin dhe besueshmërinë e partnerëve tek Policia e Shtetit, si dhe vendosmërinë për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet daniel cela danjel ibrushi shqiptaret ne angli daniel cela danjel ibrushi shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll