Aktualitet

Shuhet Avdi Rexha nga Tropoja, misionari i pajtimit të gjaqeve trishton familjen mesnatën e Krishtlindjes

26 Dhjetor 2019, 13:00 Nga DOSJA
Shuhet Avdi Rexha nga Tropoja, misionari i pajtimit të gjaqeve trishton

TROPOJË– Avdi Rexha, misionari i pajtimit të gjaqeve Avdi Rexha është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare natën e Krishtlindjes.

 Veprimtari i shquar i Çështjes Kombëtare Shqiptare dhe qëndrestari i paepur për mbrojtjen e vlerave të Demokracisë është shuar natën e festës pak pas mesnatës së 25 dhjetorit.

Rexha do të përcillet për në banesën e fundit  ditën e premte, më 27 Dhjetor 2019, ora 12.00 dhe trupi i misionarit të pajtimit të gjaqeve do të prehet përjetësisht në vendlindjen e tij, në Bujan të Krasniqes së Malësisë së Gjakovës, Tropojë.

Avdi Rexha ishte nga Bujani i Tropojës. Ai njihej në të gjithë Shqipërinë për misionin që kishte ndërmarrë prej 25 vitesh, teksa pajtonte familjet që ishin në hasmëri, një fenomen mjaft i përhapur ky në veriun e Shqipërisë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet avdi rexha vdes avdi rexha avdi rexha vdes avdi rexha

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Dhjetor 2019, 10:18

Devoll– Mes skamjes dhe varfërisë ekstreme, lotëve dhe dhimbjes së pafundme është realiteti i hidhur i shumë familjeve shqiptarë. Festat për ta nuk ekzistojnë. ...