Aktualitet

DOSJA 339/1/ Arben Kraja kërkesë KLP: Të futen në SPAK prokurorët Mara e Prençi, të rinjtë se njohin çështjen, kemi vo

26 Dhjetor 2019, 13:30 Nga DOSJA
DOSJA 339/1/ Arben Kraja kërkesë KLP: Të futen në SPAK

TIRANË- Me ngritjen e SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), drejtuesi i saj, Arben Kraja, kërkon përforcime. Një shkresë e mbërritur në KLP më 23 dhjetor, parashtron se Kraja ka dorëzuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë një kërkesë ku kërkon që pjesë e SPAK, të bëhen edhe Prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Dy prokurorët janë të konfirmuar në detyrë nga Vettingu, por gjatë listimit të 15 emrave të prokurorëve që janë të përshtatshëm për SPAK, ata nuk morën pikët e mjaftueshme.

Tashmë SPAK ka nisur punë me 8 prokurorë përfshirë edhe vetë Krajën, megjithëse Kushtetuta e përcakton se SPAk duhet të ketë 10 anëtarë. Janë dy emra në pritje që do të bëhen pjesë e SPAK, Anton Martini dhe Esmeralda Cami.

Kjo është një nga pikat që po diskutohet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku sot po diskutohet transferimi i prokurorëve Mara dhe Prençi, pasi kaloi me 10 vota pro në rendin e ditës.

Prapaskenat, cila është dosja që kërkon Prençin dhe Marën?!

Dosja.al ka arritur të mësojë se drejtuesi i SPAK, Kraja kërkon të marrë në SPAK dy prokurorët që hetojnë tashmë dosjen e njohur si 339/1, ku është nën hetim edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Çfarë është Dosja 339/1?

Prej kohësh Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se është i lidhur me bandën e Avdylajve. Akuzat e PD, lidhen me disa përgjime që kanë dalë në media, ku Dako komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj. Sipas PD, Dako bashkëpunoi me Avdylajt për të blerë votat në Durrës, por këto akuza janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku, i cili ka thënë se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të fushatave elektorale dhe pa asnjë prapavijë kriminale.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja dosja 339/1 dritan prençi spak vladimir mara arben kraja dosja 339/1 dritan prençi spak vladimir mara

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Dhjetor 2019, 10:18

Devoll– Mes skamjes dhe varfërisë ekstreme, lotëve dhe dhimbjes së pafundme është realiteti i hidhur i shumë familjeve shqiptarë. Festat për ta nuk ekzistojnë. ...