Aktualitet

Projektbuxheti 2020/ Mblidhet Këshilli Bashkiak në Lezhë, asnjë fond për rindërtimin pas tërmetit

26 Dhjetor 2019, 13:58 Nga DOSJA
Projektbuxheti 2020/ Mblidhet Këshilli Bashkiak në Lezhë,

LEZHË– Është mbledhur Këshilli Bashkiak i Lezhës oër herë të fundit për vitin 2019. Burime nga mbledhja bëjnë me dije për Dosja.al se është miratuar projektbuxheti për vitin 2020, ndërkohë që nuk është marrë në konsideratë fondi i ridnërtimit që do të shkonte për familjet e prekura nga tërmeti.

Në buxhetin e miratuar nuk është parashikuar asnjë zë për rindërtim ndërkohë që të gjitha investimet do të jenë për shërbimet publike. Mësohet gjithashtu se këshilltari Agustin Marku e ka quajtur të papranueshëm vendimin e Këshillit Bashkiak Lezhë.

“Vendimi është i papranueshëm. Ka pasur koëh të mjaftueshmë për reflektim,”- mësohet të ketë thënë Marku.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjikpasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Kryeminsitri premtoi se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen banesat e tyre. Sipas tij qiraja do të paguhet nga shteti.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet keshilli bashkiak lezhe keshilli bashkiak lezhe

Sondazh

Poll