Aktualitet

KLP pranon kërkesën e Arben Krajës, prokurorët Mara dhe Prençi hyjnë në SPAK

26 Dhjetor 2019, 14:02 Nga DOSJA
KLP pranon kërkesën e Arben Krajës, prokurorët Mara dhe

TIRANE- Këshilli i Lartë i Prokurorisë me një lëvizje të paparashikueshme ka futur sot në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, dy prokurorët e Dosjes 339/1, dhe dosjes “Tahiri”, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Në një mbledhje rutinore, KLP u mblodh sot për të diskutuar 11 pika, ku më e çuditshmja ishte edhe transferimi i përkohshëm i dy prokurorëve.

Dosja.al raportoi më herët se Mara dhe Prençi janë kërkuar nga Kraja për t’u bërë pjesë e SPAK në mënyrë të përkohshme, me pretendimin se njohin dosjet e vjetra, por në realitet, siç bëjnë me dije burime për Dosja.al, transferimi i tyre lidhet me hetimet e dosjes 339/1, ku hetohet edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja dritan prençi transferimi i prokuroreve te spak vladimir mara arben kraja dritan prençi transferimi i prokuroreve te spak vladimir mara

Sondazh

Poll