Aktualitet

KLP s’bën dysh fjalën e Arben Krajës, fut në SPAK dy prokurorët e ‘djegur’ Mara dhe Prençi (PRAPASKENAT)

26 Dhjetor 2019, 11:46 Nga DOSJA
KLP s’bën dysh fjalën e Arben Krajës, fut në SPAK dy

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë me një lëvizje të paparashikueshme ka futur sot në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, dy prokurorët e Dosjes 339/1, dhe dosjes “Tahiri”, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Në një mbledhje rutinore, KLP u mblodh sot për të diskutuar 11 pika, ku më e çuditshmja ishte edhe transferimi i përkohshëm i dy prokurorëve. Dosja.al raportoi më herët se Mara dhe Prençi janë kërkuar nga Kraja për t’u bërë pjesë e SPAK në mënyrë të përkohshme, me pretendimin se njohin dosjet e vjetra, por në realitet, siç bëjnë me dije burime për Dosja.al, transferimi i tyre lidhet me hetimet e dosjes 339/1, ku hetohet edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Kjo kërkesë, është dorëzuar në KLP më 23 dhjetor dhe është njoftuar vetëm pak minuta më parë zyrtarisht nga KLP, që në mënyrë të habitshme nuk ka dhënë detaje për rendin e ditës… Me 9 vota pro, KLP ka miratuar kërkesën e Krajës, megjithëse më herët, dy prokurorët nuk kanë grumbulluar pikët e duhura për t’u bërë pjesë e SPAK.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben dyli kreshnik ajazi levizjet ne prokurori rita gjati violeta shkurta arben dyli kreshnik ajazi levizjet ne prokurori rita gjati violeta shkurta

Sondazh

Poll