Aktualitet

U rrëzua aksidentalisht kati i tretë i pallatit ku punonte, 30-vjeçari në gjendje të rëndë në Vlorë

30-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore

20 Nëntor 2024, 12:42 Nga N.F
U rrëzua aksidentalisht kati i tretë i pallatit ku punonte,
Foto ilustruese

VLORË- Një 30-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht ditën e sotme nga kati i tretë i një pallati ku po punonte. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në lagjen “28 Nëntori”.

30-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 11:00, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për ndërtimin e një pallati në lagjen “28 Nëntori”, ka rënë nga kati i tretë i objektit, shtetasi A. Sh., 30 vjeç, banues në fshatin Sherishtë.

30-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit.

rrezohet nga pallati 30-vjeçari ne gjendje te rende

Sondazh

Poll