Aktualitet

VIDEO/ Autorët iu afruan paralel me makinë dhe e qëlluan me armë, dalin pamjet e atentatit ndaj Klaudio Prendit në zonën e Xhamllikut

Miqtë e Prendit sapo kanë parë ngjarjen e rëndë, kanë vrapuar drejt tij për t’i ardhur në ndihmë. Ata e dërguan në spitalin e Traumës, por 28-vjeçari nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra.

20 Nëntor 2024, 09:43 Nga r.ll
VIDEO/ Autorët iu afruan paralel me makinë dhe e qëlluan me
pamje nga atentati

TIRANË- Janë publikuar pamjet e momentit kur autorët ende të paidentifikuar janë afruar me automjetin e tyre dhe kanë qëlluar me armë drejt makinës ku po hipte Klaudio Prendi. Në videon e publikuar nga JOQ, Prendi shihet duke dalë nga lokali ku ishte me miqtë e tij dhe futet në makinën tip G Class të parkuar tek stacioni i autobusëve.

Në këtë moment, autorët i shkojnë paralel me makinën e tyre tip "Audi" duke e qëlluar me armë me silenciator dhe largohen nga vendngjarja. Miqtë e Prendit sapo kanë parë ngjarjen e rëndë, kanë vrapuar drejt tij për t’i ardhur në ndihmë. Ata e dërguan në spitalin e Traumës, por 28-vjeçari nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Dyshohet se drejt viktimës janë qëlluar 5 plumba. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje, por ende nuk ka asnjë person të arrestuar për krimin 

klaudio prendi vrasja ne tirane

Sondazh

Poll