Aktualitet

Votimi i projekt-buxhetit 2025/ Kuvendi vijon seancën plenare, opozita në protestë, qytetarë të shumtë mblidhen para Parlamentit

Nga ana tjetër forcat e Policisë së Tiranës dhe ato të Shtetit janë pozicionuar rreth Parlamentit, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së thirrur.

19 Nëntor 2024, 17:07 Nga E. D

Votimi i projekt-buxhetit 2025/ Kuvendi vijon seancën plenare, opozita

TIRANË- Teksa në Kuvend vijon seanca maratonë për buxhetin 2025 qytetarë të shumtë janë mbledhur në rrugën kryesore para Parlamentit, të thirrur nga opozita. Gjithashtu opozita ka lajmëruar se gjatë votimit të buxhetit prej 8 miliardë eurosh do të zhvillojë protestë kundër miratimit.

Nga ana tjetër forcat e Policisë së Tiranës dhe ato të Shtetit janë pozicionuar rreth Parlamentit, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së thirrur. Ndërkohë ka qenë vetë Kreu i PD-së, Sali Berisha, ai qu u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të pengojnë miratimin e këtij akti, që e quan “buxheti i vjedhjeve”.

protesta e opozitës

Sondazh

Poll