19 Nëntor 2024, 16:49
Nga r.ll
martin cani
TIRANË- Farmacistja Kristina Mici që i ka dhënë ndihmën e parë 14-vjeçarit Martin Cani që u plagos dje për vdekje nga bashkëmoshatari i tij, ka folur ditën e sotme lidhur me ngjarjen e rëndë.
Ajo ka treguar se u ndodh në vendin e ngjarjes ku pa gjithçka që ndodhi në pak sekonda. Ishte ajo bashkë me persona të tjerë që dërguan në spital të miturin, i cili gjatë rrugës kishte treguar shenja jete, por nuk ia doli dot. Në një intervistë për Top Channel ajo u shpreh se spektatorët në vendngjarje kanë bërë një krim të dyfishtë.
“Ndodhesha në vendngjarje kur fëmija ra në tokë. Kam thirrur ambulancën që është përgjigjur menjëherë, i kam thënë që fëmija është aksidentuar. Më thanë që është goditur me thikë. As vetë nuk e di ku e gjeta at forcë, fëmija kishte nevojë urgjente për ndërhyrje. Fëmija ishte shtrirë përtokë, u afrova dhe e pash, i kam prekur dorën, kishte ende rrahje dhe shenja jete. Sytë e tij njëherë përqendroheshin njëherë nuk dukeshin më. Një grua po thoshte ta çojmë me makinë. Shumë pak sekonda, konkretisht kam qenë e parkuar te dera e shkollës. I ka ngulur thikën drejt në zemër, u bë një turmë e madhe njerëzish.
Më pas pamë që fëmija nuk kishte më kohë për ambulancën, e futëm te makina e një zonje. Një djalë është afruar dhe tha do vi me ju. Më ka thënë ambulanca jemi në trafik, më ka kontaktuar një zonjë me ka thënë drejtohuni për te Trauma. Djali ishte në momente kritike. Nëpër bordura e trotuare kemi kaluar, me alarm e borie. Jemi drejtuar për në QSUT, pamë përballë ambulancën, pengova gjithë qarkullimin. Fëmija kishte çuar kokën dhe po kërkonte nënën. Ne menduam se e lamë gjallë. Spektatorët kanë bërë një krim të dyfishte. Ne menduam se e lamë gjallë, shpresoj një ngjarje kaq e rëndë mos të përsëritet”-tregoi farmacistja.
martin cani kristina mici vrasja ne tirane
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 16:24
ZH.LL
viktima dhe aktori, Jul Deda
TIRANË- Martin Cani, 14-vjeçari që mbeti viktimë e një sherri me bashkëmoshatrët e tij di...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 16:28
E. D
foto ilustruese
KORÇË- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme mes dy të miturve. Mësohet se dy 12-vjeçarët jan...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 16:23
r.ll
spak
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur me aksionin te Enti Kombëtar i Banesave, ku u caktuan 5 masa sigurie "arrest me burg" ...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 15:52
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Në katër komunat e veriut të Kosovës të martën janë shfaqur postera me ngjyrat e flamurit t...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 15:43
E. D
pamje nga vendngjarja
KOSOVË- Policia e Kosovës ka realizuar sot një aksion në Zveçan, ku ka sekuestruar armë, municion e ...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 15:26
ZH.LL
Ministri Hoxha prezanton drejtoret e rinj në Shkodër e Lezhë
SHKODËR- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka prezantuar kët&eum...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 15:02
ZH.LL
foto ilustruese
VLORË- Dy persona të shpallur në kërkim kombëtar janë arrestuar në qytetin bregdetar të Vlorës...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 15:14
E. D
pamje nga aksidenti
VLORË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Transballkanike në Vlorë. Mësohet se nj&...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 15:02
Dosja.al
Foto Ilustruese
TIRANË- Firmës Bana King i janë fshirë të dhënat e sistemit që përmban pagesat, borxhet me subjekt...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 15:08
r.ll
martin cani
TIRANË- Vrasja e 14-vjeçarit, Martin Cani ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa së fundmi për ngjarjen k...