Politike

Mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Kurti pret në Prishtinë kryeministrin Mickoski

Ndërkohë mediat në Kosovë raportojnë se takimi ka nisur ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur me ceremoni shtetërore homologun e tij maqedonas Hristijan Mickoski.

18 Nëntor 2024, 11:15 Nga N.F
Mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe
Pritja

KOSOVË- Ashtu siç ishte njoftuar, ditën e sotme do të zhvillohet takimi mes dy qeverisë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë mediat në Kosovë raportojnë se takimi ka nisur ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur me ceremoni shtetërore homologun e tij maqedonas Hristijan Mickoski.

Dy kryeministritat parakaluan para pjesëtarëve të Gardës të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Agjenda e këtij takimi përfshin nënshkrimin e disa marrëveshjeve bilaterale, që do të përforcojnë angazhimet e përbashkëta në fusha të ndryshme si tregtia, infrastruktura, arsimi dhe siguria rajonale. Takimi do të pasohet nga një konferencë për shtyp rreth orës 13:45, ku kryeministrat Kurti dhe Mickoski do të ndajnë me publikun rezultatet dhe angazhimet e marra gjatë këtij takimi.

kurti kosova mickoski maqedonia e veriut

Sondazh

Poll