Politike

Rama krahason buxhetin: Buxheti i 2025 trefish më i madh se në 2013

Rama më tej shtoi se mazhoranca uli borxhin dhe se fondi i pagave për sektorin publik është rritur në 1.3 miliardë euro.

18 Nëntor 2024, 11:05 Nga I.A
Rama krahason buxhetin: Buxheti i 2025 trefish më i madh se në 2013
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se buxheti i vitit 2025 është trefish më i madh se ai i vitit 2013. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama theksoi se rritja ekonomike ka sjellë rritje të buxhetit dhe sipas tij kjo mundëson më shumë para për kategori të caktuara. Rama më tej shtoi se mazhoranca uli borxhin dhe se fondi i pagave për sektorin publik është rritur në 1.3 miliardë euro.

“I gjithë fondi për shpenzimet publike, ishte 3.2 miliardë euro, në buxhetin e 2025 është 8.2 miliardë euro, trefish. Kur kam ardhur në këtë sallë për të paraqitur buxhetin e parë, 105 mijë familje me ndihmë ekonomike, prisnin prej muajsh pagesën e tyre, sepse shteti i kishte kthyer kurrizin, ishte krrusur nga barra e borxheve. Borxhi mbi 70%, më i larti në rajon. Buxheti ynë i parë kishte bonus për pensionistët 20 mijë lekjë të vjetra. Për bonus për bebet e prosalindura, nuk bëhej fjalë. Sot, flasim jo vetëm për 100 milionë euro bonus vetëm për pensionistët, me buxhetin e këtij viti, është një pension i 13-të prej 150 eurosh dhe flasim për një fond të ri që do të krijojmë javët në vijim, pranë Bankës së Shqipërisë.

Do ta mbajmë për çdo pranverë, në funksion të ndarjes me pensionistët, nga ajo që do të vijë nga rritja ekonomike. Kemi financuar mbi 145 milionë euro për bebet e porsalindura dhe 22 milionë euro janë në buxhetin e ri. E kemi rritur ekonominë tre fish në këtë dekadë, kemi ulur borxhin publik me 15 pikë përqindje, më i ulëti në rajon. E kemi nisur fondin e pagave në sektorin publik, 500 milionë euro, fondi i pagave është 1.3 miliardë euro. Nga një pagë minimale 165 euro, kemi pagë minimale 400 euro. Kemi sot pagë mesatare 751 euro. Kemi sot pagë mesatare në sektorin publik 900 euro. Të gjitha të rritura afro dyfish e gjysmë," tha Rama. 

edi rama seance plenare 18 nentor 2024

Sondazh

Poll