Politike

"Jo vetëm në fund të vitit"/ Rama: Në pranverë do jepet bonus i dytë për pensionistët

Sipas Ramës nga ky bonus, pensionistët do të ndjejnë rritjen e ekonomisë së vendit.

18 Nëntor 2024, 10:28 Nga I.A
"Jo vetëm në fund të vitit"/ Rama: Në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për pensionistët do të ketë dy bonuse. I pari do të jetë në fund të vitit, ndërkohë që bonusi i dytë ka për të qenë në fillim të pranverës. Sipas Ramës nga ky bonus, pensionistët do të ndjejnë rritjen e ekonomisë së vendit.

“Ky nuk është thjesht një hap i rëndësishëm në aspektin buxhetor, ky është hap kuptimplotë në drejtim e shpallur për ta mbyllur rrethin e qytetarëve përfitues, duke filluar më në fund të përfitojnë edhe pensionistët. Nga ana tjetër, ky nuk është i vetmi hap, sepse paralelisht me shpërndarjen, një ditë para dhjetorit do të krijojmë pranë BSH edhe fondin e bonusit të dytë. Do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurave vjetore të pensionsitëve, duke ndarë një shumë të fituar nga rritja e ekonomisë”, tha Rama.

edi rama seance plenare 18 nentor 2024

Sondazh

Poll