Politike

Rama: Po testojmë një model të AI në bashkëpunim me Microsoft për gjurmimin dixhital të aktiviteteve të biznesit

Rama tha se qeveria është përqendruar në rritjen e të ardhurave nga kontributet në sektorin privat.

18 Nëntor 2024, 10:51 Nga r.ll
Rama: Po testojmë një model të AI në bashkëpunim me
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Kuvend tha se qeveria është përqendruar në rritjen e të ardhurave nga kontributet në sektorin privat.

Ai tha se në çdo rast të gjurmimit dixhital të aktiviteteve të biznesit, po testohet një model i ri i Inteligjencës Artificiale që do të vendoset në punë bashkë me Microsoft.

“Ne e rivendosëm sistemin e pensioneve mbi bazën demokratike të kontributeve. Themele të reja. Rritëm me 300 mijë persona numrin e punonjësve kontribuues në fondin e sigurimeve shoqërore i cili është zgjeruar 3-fish sot. Janë të shkruara në buxhet… Sot kemi ende rezerva domethënëse si rezultat i rritjes domethënëse të pagave edhe në sektorin privat, ku jemi përqendruar tani për të rritur të ardhurat kontributive falë edhe modernizmit të mëtejshëm të sistemit të gjurmimit dixhital të aktiviteteve të biznesit dhe një modeli të ri të inteligjencës artificiale (AI) që po testohet dhe do të futet shumë shpejt 24 orë në punë së bashku me Microsoft. Prandaj jam shumë optimist që rritja domethënëse e pensioneve do të jenë në mandatin tonë të katërt pasqyra më kuptimplotë e boshtit të ekonomisë së Shqipërisë në këto vitet të qeverisjes sonë”, u shpreh Rama.

edi rama

Sondazh

Poll