Politike

"Ka një agjendë të hapur kundër-shqiptare", ish-kryeinspektori i AKI-së: Mos e pranoni Ivan Stoilkoviçin në mbledhjen me Qeverinë e Kosovës!

Ramadani përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka theksuar se Stoilloviç ka një agjendë të hapur kundër-shqiptare dhe kundër ekzistencës së shtetit të Kosovës.

18 Nëntor 2024, 10:41 Nga N.F
"Ka një agjendë të hapur kundër-shqiptare",
Ivan Stoilkoviç

KOSOVË- Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka bërë një thirrje që të mos mirëpritet sot në takimin e dy qeverive Kosovë-Maqedoni e Veriut, zëvendëskryeministri maqedonas, Ivan Stoilkoviç. Ramadani përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka theksuar se Stoilloviç ka një agjendë të hapur kundër-shqiptare dhe kundër ekzistencës së shtetit të Kosovës.

Ramadani e akuzoi Stoilkoviçin, për lidhje të ngushta me regjimin serb, duke theksuar se ai vazhdimisht viziton Moskën dhe në krah të Vulinit e Dodikut, ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Rusi, më 25 maj 2023. Ai më tej kritikon Stoilkoviçin për deklaratat e tij në lidhje me politikën e jashtme të Maqedonisë së Veriut, ku ai e shpalli Serbinë si aleatin kryesor të këtij shteti.

“Ai që në ditën e parë të detyrës në Qeverinë në Shkup e ka shpallur Serbinë si aleatin kryesor të Maqedonisë së Veriut,” shkruan Ramadani.

Ish-kryeinspektori i AKI-së përmendi se gjatë procesit të lustrimit në Maqedoninë e Veriut, u dëshmua se Stoilkoviç ishte një punëtor i Shërbimit Sekret të Serbisë. Ai e përfundoi mesazhin e tij duke thënë se Stoilkoviç nuk duhet të jetë i mirëpritur në mbledhje me Qeverinë e Kosovës. Sipas tij është njëoj sikur të jetë aty Aleksandar Vulin.

Reagimi i plotë:

Mos e pranoni Ivan Stoilkoviqin në Qeveri sot! A mirëpritet sot në Kosovë edhe Ivan Stoilkoviqi, punëtori i BIA-s që u bë Zëvendës-Kryeministër i Maqedonisë së Veriut? Stoilkoviq ka axhendë të hapur kundër-shqiptare dhe kundër ekzistencës së shtetit të Kosovës.


Ai vazhdimisht viziton Moskën dhe ne krah të Vulinit e Dodikut ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Rusi, më 25 maj 2023. Ai që në ditën e parë të detyrës në Qeverinë në Shkup e ka shpallur Serbinë si aleatin kryesor të Maqedonisë së Veriut. Kur u bë procesi i lustrimit në Maqedoninë e Veriut, vite më parë, u dëshmua me dokumente që Ivan Stoilkoviq është punëtor i Shërbimit Sekret të Serbisë. Stoilkoviq nuk duhet të jetë i mirëpritur në mbledhje me Qeverinë e Kosovës. Është njëjtë sikur të jetë aty Aleksandar Vulini!

"Ka një agjendë të hapur kundër-shqiptare",

ivan stoilkoviç burim ramadani takimi i qeverise kosoves dhe maqedonise

Sondazh

Poll