Politike

"E ka bërë pis nga nervat"/ Bardhi kërkon të pastrohet foltorja pas fjalimit të Ramës, Spiropali njofton dy minuta pushim të seancës

Pas përfundimit të fjalimit të tij, kryeministri Edi Rama u largua nga salla e seancës plenare. 

18 Nëntor 2024, 10:58 Nga r.ll
"E ka bërë pis nga nervat"/ Bardhi kërkon të
gazment bardhi

TIRANË- Pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar të pastrohet foltorja që të nisë me fjalën e tij.  Pas kërkesës së tij, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi dy minuta pushim të seancës. 

Bardhi: Zonja kryetare, kërkoj 5 minuta pushim të pastrohet foltorja se e ka bërë pis nga nervat. 

Spiropali: Dy minuta pushim. Është ujë zoti Bardhi, është ujë. Ju lutem administrata. 

Pas përfundimit të fjalimit të tij, kryeministri Edi Rama u largua nga salla e seancës plenare. Fjala e tij u bllokua disa herë në nisje të seancës nga deputetët e opozitës. 

gazment bardhi

Sondazh

Poll