Politike

Rama: Rritja e pensioneve do të jetë pasqyra e mandatin të katërt në ekonomi

Po ashtu Rama shtoi se para se ata të merrnin pushtetin prodhimi kombëtar ishte më pak se 10 miliardë euro, ndërsa tani është më shumë se 26 miliardë.

18 Nëntor 2024, 10:48 Nga I.A
Rama: Rritja e pensioneve do të jetë pasqyra e mandatin të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rritja e pensioneve do të jetë pasqyra e ekonomisë në mandatin e tyre të katërt. Gjatë fjalës në Kuvend, Rama ka theksuar se kushdo që beson fjalët e Opozitës, është një hap fatkeqësie për rikthimin e vendit prapa në kohën e piramidave. Po ashtu Rama shtoi se para se ata të merrnin pushtetin prodhimi kombëtar ishte më pak se 10 miliardë euro, ndërsa tani është më shumë se 26 miliardë.

"Për 360 mijë pensionistë të dalë në pension gjatë këtij 10-vjeçari, pensionet llogariten në bazë të kontributeteve shoqërore dhe dalin më të larta. Në vend se të mendonin për të nesërmen e popullit, ata i kishin rënë shkurt deri në 2013. Ata kishin vendosur një tavanë, që sado të kishe punuar nuk bëje dot para. Ja pse sot për të na e ngarkuar ne udhëheqjen e vendit. Gjatë kësaj dekade përfitojnë pensione më të larta në bazë të kontributeve, dhe jo në bazë të asaj rrumpallë të krijuar. Por kur na thonë, ç’është ky pension kaq i ulët social. Pikërisht, këta e vënë gishtin ndaj nesh. Të gjithë ata që pensioni iu njoh nga 2014, përpara 2014 shteti nuk i jepte kokërr leku.

Sigurisht, që dihet botërisht që kjo është plaga për tu kuruar, që kohën e shërimit të plotë e ka minimumi sa koha e gangarizimit të saj. Ne rritem me 300 mijë persona numrin e punonjësve kontribues dhe janë të shkruara në buxhetet e mëpërparshme. Sot ne kemi rezerva domethënëse edhe në sektorin privat. Jam shumë optimist që rritja domethënëse e pensioneve do të jetë pasqyra më kuptimplotë në mandatin tonë të katërt në ekonomi. Çdo kush që rreket me përrallat e Sudes dhe Rrapushit, është një hap fatkeqësie për rikthimin e vendit prapa në kohën e piramidave. Deri këtu ne do të bëjmë atë çfarë nuk ka bërë askush për ta. Kur ne morëm detyrën për udhëhequr Shqipërinë, prodhimi kombëtar ishte më pak se 10 miliardë euro, ndërsa tani është më shumë se 26 miliardë. Këto nuk janë shifrat e mia, por të patronazhistëve të institucioneve financiare”, tha Rama.

edi rama seance plenare 18 nentor 2024

Sondazh

Poll