Politike

Rama në Kuvend: Ndërprerja e fjalës së kujtdo duhet të marrë përgjigje

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, pas ndërprerjes së seancës plenare, Rama theksoi se kjo praktikë nuk mund të legalizohet dhe të vazhdojë më tej.   

18 Nëntor 2024, 10:18 Nga I.A
Rama në Kuvend: Ndërprerja e fjalës së kujtdo duhet të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se praktika e ndërprerjes së fjalës në Kuvend duhet që të marrë përgjigje. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, pas ndërprerjes së seancës plenare, Rama theksoi se kjo praktikë nuk mund të legalizohet dhe të vazhdojë më tej.   

“Praktika e ndërprerjes të fjalës së kujtdo qoftë që merr fjalën këtu në këtë tribunë duhet të marrë përgjigje me kalim në votim. Kjo lloj praktike nuk mund të legalizohet dhe të vazhdojë më tutje. Parlamenti është vendi ku secili thotë atë që mendon dhe secili mbron pozicionin e vet ndërsa spostimi fizik nga karriget drejt folësve dhe ulërimat nga vendi duhet sanksionuar me kalim në votim. Mbajeni parasysh këtë gjë”, u shpreh Rama.

edi rama seance plenare 18 nentor 2024

Sondazh

Poll