Politike

Rama kërkon 5 minuta pushim, Spiropali ndërpret seancën plenare

Seanca nisi me tensione gjatë kohës që kryeministri po prezantonte buxhetin për bonuset e fundvitit të pensionistëve.

18 Nëntor 2024, 10:10 Nga r.ll
Rama kërkon 5 minuta pushim, Spiropali ndërpret seancën plenare
kuvendi

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi ndërprerjen e seancës plenare pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për 5 minuta pushim. 

Seanca nisi me tensione, pasi kryeministri po mbante fjalën e tij për bonuset e fundvitit të pensionistëve, kur deputetët e opozitës u ngritën në këmbë duke iu rënë tavolinave. 

PJESË NGA DEBATI:

Spiropali: Ju lutem uluni në vend. E keni fjalën pas kryeministrit

Rama: Uluni ( I drejtohet Asllan Dogjanit)

Spiropali: Z. Bardhi ju tërheq vëmendjen! Bëji thirrje grupit parlamentar të ulet. Qytetarët na ndjekin për projektbuxhetin. Ju keni fjalën pas Kryeministrit me minutazh të barabartë, keni rastin të shprehni vërejtjet dhe pakënaqësitë. Ju lutem uluni në vend

(Flasin deputetët e opozitës pa mikrofon)

Spiropali: Mos bëni zhurmë. Zoti Dogjani ju lutem uluni.

(Flasin deputetët e opozitës pa mikrofon)

Rama: 5 minuta pushim (I drejtohet Spiropalit)

Spiropali: Ju lutem 5 minuta pushim. Ndërpritet seanca

 

seance plenare 18 nentor 2024

Sondazh

Poll