Aktualitet

Panik tek ‘Tirana e re’, banorët alarmojnë Policinë për të shtëna me armë. Në zonë asnjë lëvizje

25 Dhjetor 2019, 22:23 Nga DOSJA
Panik tek ‘Tirana e re’, banorët alarmojnë Policinë

TIRANË- Kryeqyteti është tronditur mbrëmjen e sotme, pasi në zonën e njohur si “KESH” në afërsi të ish-stacionit të fundit të Tiranës së re janë dëgjuar të shtëna. Sipas informacioneve të deritanishme, kanë qenë disa të shtëna dhe nuk dihet drejtimi se nga kanë ardhur.

Banorët e zonës janë panikosur, pasi kanë menduar se kanë qenë qitje arme dhe kanë lajmëruar Policinë, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për qartësimin e situatës.

Disa efektive policie kanë patrulluar në zonë, por nuk kanë hasur në asnjë të dyshimtë. Nga Policia ende nuk ka një njoftim zyrtar, por burime për Dosja.al bëjnë me dije se alarmi ka qenë i rremë.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alarm i rreme panik në tirane policia tirane te shtena me arme alarm i rreme panik në tirane policia tirane te shtena me arme

Sondazh

Poll