Aktualitet

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 21 burg për Arbër Çekajn, akuzohet vetëm për 90 kg kokainë

Prokuroria kërkon 21 vite burg për Arbër Çekajn. Nëse kjo pranohet nga gjykata ai përfiton gjykim të shkurtuar, pra 14 vite burg.
Featured image of article: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 21 burg për Arbër Çekajn, akuzohet vetëm për 90 kg kokainë Arbër Çekaj.

Tiranë- Për kapjen e 613 kg kokaine, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar  21 burg për Arbër Çekajn.Ndërsa për Donaldo Lushaj kërkon 14 vite burg dhe  për Armando Pezakun 13 vite. Theksojmë se të tre të arrestuaerit kanë pranuar gjykim të shkurtuar dhe nëse   gjykata pranon kërkesën e prokurorisë për 21 vite burg, Çekaj do të vuajë vetëm 14. Ndërsa Aramndo Pezakun nga  13 vite burg (me gjykim të shkurtuar 8.8 vite) dhe menaxheri i  kompanisë Donaldo Lushaj nga 14 vite, me gjykim të shkurtuar 10.8 vite.

Një tjetër detaj që duhet nënvizuar është se Prokuroria e akuzon Arbër Çekajn vetëm për 90 kg dorgë.  “Arbër Çekaj është i dyshuar edhe për 90 kokainë të kapur në Kolumbi në 2015. Çekaj iku me 25 shkurt 2018 nga pika kufitare Vernicës dhe u fsheh në Kosovë  dhe më pas iku në Gjermani. Çekaj bisedoi me Lushajn se çfarë gjeti antidroga në kontenier në Durrës” , deklaroi prokurori  Edvin Kondili  në seancë.

Ndërsa Arbër Çekaj ka mohuar çdo akuzë. “As kamioni, as droga, konetineri nuk janë të miat. Prokuroria vendosi  hapjen  me dhunë të konteinerit në pronën time”, është shprehur ai gjatë seancës.

Droga në Maminas:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arbër Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2017 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia.

Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë vetëm; Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, ndërsa janë sekuestruar dhe disa llogari bankare dhe dy biznese të reja të hapura nga të afërmit e Arbër Çekajt për të cilat hetuesit dyshonin se do përdoreshin për të tjetërsuar asetet. Vetë Çekaj ka mohuar akuzat në drejtim të tij.Gjykata për të arrestuarit ka dhënë masës e sigurisë “arrest me burg”.

J.V/Dosja.al

Një Koment në “Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 21 burg për Arbër Çekajn, akuzohet vetëm për 90 kg kokainë

  1. amone bijet e serbise jane dhe nuk prekene

Shto Koment