Politike

"Anëtarët e opozitës të jenë më aktiv në rrjetet sociale!" Berisha: Këshilltarët bashkiakë që kanë votuar për rritjen e pagave, vepruan në kundërshtim me direktivat e PD

Berisha tha se PD e ka shpallur të qartë se, nuk rrit rrogat e larta.

15 Nëntor 2024, 13:31 Nga M.B
"Anëtarët e opozitës të jenë më aktiv në
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se këshilltarë bashkiakë që kanë votuar për rritjen e rrogës së kryebashkiakut të Fierit, kanë bërë një gabim të rëndë dhe kanë votuar në kundërshtim me programin e PD. Berisha tha se PD e ka shpallur të qartë se, nuk rrit rrogat e larta. Ai shtoi se anëtarët e opozitës duhet të jenë minimumi, dy herë më aktivë seç janë në rrjetet sociale. Sipas tij, çdo anëtar i opozitës që beson dhe aspiron fitoren e opozitës, duhet të fillojë ditën e punës, të mendojë për shprehjet e tij, të mendimeve, për publikimin e statusve të tjerëve që i pëlqejnë në rrjetet e veta sociale. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ata që kanë votuar për rritjen e rrogës së Subashit, ata kanë bërë një gabim të rëndë dhe kanë votuar në kundërshtim me programin e PD. PD e ka shpallur të qartë se, nuk rrit rrogat e larta. Ndaj dhe kanë vepruar në kundërshtim me direktivën e partisë...

Ne jemi të hapur për koalicion dhe bashkëpunim me çdo force politike që konsideron narkodiktarutën e Edi Ramës, të keqen më të madhe të këtij vendi. Çdo forcë politike ka të drejtën e vet të përzgjedhë aleancat. Natyrisht këto krijimet para zgjedhjeve kanë një qëllim padyshim, por PD është forcë kryesore opozitare dhe besoj se shqiptarët do të dallojnë midis opozitës së të vërtetës dhe atyre të tjerëve që në një mënyrë apo një tjetër, përpiqet ti bëjnë fresk Edi Ramës...

Mendoj se anëtarët e opozitës duhet të jenë minimumi, dy herë më aktivë seç janë në rrjetet sociale. Çdo anëtar i opozitës që beson dhe aspiron fitoren e opozitës, duhet të fillojë ditën e punës, të mendojë për shprehjet e tij, të mendimeve, për publikimin e statusve të tjerëve që i pëlqejnë në rrjetet e veta sociale. Nuk besoj se anëtarët e opozitës janë në nivelin ku duhet të jenë, por kanë çdo mundësi dhe, gjykoj unë, detyrim që të aktivizohen shumë më tepër në rrjetet sociale se sot.

sali berisha

Sondazh

Poll