Politike

‘S’jam tradhtar’, opozita sërish kundër Ramës, Paloka e Vasili: Nga Mini-Shengen fiton Serbia

25 Dhjetor 2019, 20:04 Nga DOSJA
‘S’jam tradhtar’, opozita sërish kundër Ramës,

TIRANË- Edi Paloka i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i Partisë Socialiste për Integrim kanë reaguar pas përgjigjes që Edi Rama u bëri të gjithë atyre që e kanë kritikuar për Mini-Shengenin e Ballkanit.

Në Facebook, Paloka dhe Vasili shkruajnë se deklaratat janë vetëm justifikime dhe tashmë ai është i frikësuar. Nënkryetari i PD shton më tej se i vemti shtet që përfiton është nga Mini-Shengeni është Serbia.

“Nuk ka me asnje surprize ne veprimet e Rames. Edhe justifikimet e tij te fundit ne fb ishin te pritshme. Madje , ne se nuk e ka bere akoma, “levizja” e rradhes ju siguroj qe do jete nje mesazh privat per Ramushin ku duke u perdredhur do ti shkruaj se sa shume e vlereson. Kush e njeh mire Ramen e njeh dhe kete “ves” te tij , qe kur shfaqet si i forte apo arrogant ne publik, me dike qe e di qe mund t’ja ktheje, menjehere e kontakton privatisht per ti treguar qe nuk i ka patur seriozisht sharjet…

Mos ju duket habi qe nje “trim” si Rama, i merr seriozisht dhe ato qe shkruhen ne rrjete sociale se Ramushi ka per ta rrahur me shpulla, per fyerjet qe ka leshuar Rama per te e per Kosoven ne krah te Vucicit! Sa per ate se “mini-shengeni” qenka ne te mire te shqiptareve se realizoka “qellimin madhor” te levizjes se lire te njerezve ne rajon, deficenti kryeminister e di shume mire se shqiptaret kane mbi dhjete vjete qe levizin lirisht jo vetem ne rajon, po ne gjithe Evropen! E vetmja qe perfiton nga ky i ashtuquajtur “mini-shengen” , eshte Serbia ! Shqiptaret, ne Shqiperi dhe Kosove , jane ata qe humbasin e Rama ashtu si Vucic e dijne shume mire kete…”, shkruan Paloka.

Ndërkohë në një reagim tjetër, Petrit Vasili, shkruan se Rama është një Kryeministër i lodhur e pazarxhi, tradhtar e Esadist.

“Edhe tradhtar,edhe Esadist edhe shume i lodhur ky kryeministri pazarxhi i Shqiperise. Edhe per Krishtlindje do degjojme shtërzimet e fikura te kesaj mushke shterpe politike? Qe ketu e deri ne Amerike tradhtar eshte dhe tradhtar do te mbetet dhe kete ” merite” ai e ka fituar vertet me “merite” se e shiti Kosoven si askush ne keto 2000 vjet. Kete “merite” te tradhetarit as ja merr dhe as ja do njeri,ta mbaje dhe do ta mbaje gjithe jeten”, shkruan Petrit Vasli.

Në një reagim, Kryeministri Edi Rama, u përgjigj të gjithë kritikave për sulmet e tij kundër Kosovës dhe uljes në tryezë me Aleksandër Vuçiçin. Rama shprehej se nuk është as tradhtar e as Esad Toptani, e nuk frikësohet fara nga akuzat. Më tej Rama kujtoi të gjithë dhe për vizitën e tij në Beograd, pas së cilës e shpallën hero.

Disa ditë më parë u zhvillua në Tiranë takimi i tretë i Mini-ShengenitPërveç Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë ka marrë pjesë dhe Mali i Zi. Liderët pjesëmarrën në konferencë ftuan sërish Kosovën të marrë pjesë. Rama u tregua i ashpër dhe tha se Kosova është përjashtuar vetë. Haradinaj iu kundërpërgjigj me ironi nga Kosova, ku theksoi se me rëndësi është rruga europiane e Kosovës. Nuk munguan as protestat kundër Vuçiç.

Nuk mungoi edhe një reagim i Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se me “Mini Shengenin Ballkanik” po provokohen debate të panevojshme. Sipas tij Serbia të ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale e institucionet ndërkombëtare. Kundër ka dalë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka edi rama mini shengen ballkanik petrit vasili edi paloka edi rama mini shengen ballkanik petrit vasili

Sondazh

Poll