Politike

“Kemi sjell dhe gjelin”, Rama ironizon sërish Veliajn: Aman mos e sill këtu. Me këto teoritë që sjell lëngun e pi, sje

24 Dhjetor 2019, 18:01 Nga DOSJA
“Kemi sjell dhe gjelin”, Rama ironizon sërish Veliajn: Aman mos

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Erion Veliaj ka qenë sot në një nga familjet që janë prekur nga tërmeti i 21 shtatorit, ku kanë treguar se u kanë ndërtuar shtëpi të re. Gjatë bisedës Veliaj tha se familjes Belegu, u kishte sjell dhe një gjel për festat, por nuk ishte i gatuar.

Ndërkohë Rama ka vijuar me batuta duke i thënë që të mos ta sillte në shtëpi se mos e hante Veliaj, pasi të gjithë lëngjet që kishte çuar nëpër shtëpitë e reja i kishte pirë vet.

BATUTAT

Veliaj: Kemi sjellë edhe gjelin e detit, por nuk jemi duke e sjellë këtu.

Rama: Jo, mos ta hamë gjelin. Vetëm gjelin mos ta hamë.

Veliaj: Jo, jo, jo nuk është i gatuar.

Rama: Se me këto teoritë që sjell lëngun e pi vetë, sjell gjelin e ha vetë nuk vazhdohet.

Veliaj: Është i pa bërë gjeli.

Rama: Nëse e sjell nevoja ti ha edhe ashtu po…

Veliaj: Sipas porosisë tuaj kemi mbyllur ndërtimin e shtëpisë dhe simbolikën e Vitit të Ri atë të gjelit. Një fillim i ri për shtëpinë e re.

Rama: Po mirë ky të solli gjelin sot, po për vitin e ri Viti i Ri, ç’a do të sjellë për vitin e ri?

Veliaj: Ç’a të dojë Martini.

Rama: Ky është gjel i parakohshëm.

Martini: Ku e di unë.

Rama: Mendoje dhe na thuaj.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj familja belegu rama batuta me veliajn termet 21 shtator edi rama erion veliaj familja belegu rama batuta me veliajn termet 21 shtator

Sondazh

Poll

Politike 24 Dhjetor 2019, 08:16

TIRANE- Mëngjesin e sotëm u mblodh kryesia e Partisë Socialiste, ku u vendos që më 29 shkurt të zhvillohet Kongresi i kësaj partie. Rama, bashkë me anëtarët e k...