Politike

Majko kundër Mini- Shengenin Ballkanik? Reagimi i ministrit të Diasporës: Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave

25 Dhjetor 2019, 08:17 Nga DOSJA

Tiranë– Në këtë ditë Krishlindjes nuk ka munguar edhe një urim nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

Teksa publikon një foto të një tanku dhe një burri me qeleshe në Kosovë, ai shkruan ndër të tjera: “Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave Kosova ime!”.  Ndoshta ministri Majko  është kundër “MiniShengenit Ballkanik”, në të cilin nuk mori pjesë Kosova.

Postimi i plotë i Majkos:

“Gëzuar festat miq! Shqiptaria është histori, tokë dhe njerëz… Do tja dalim sic thotë hymni ynë “se zoti vetë e tha me gojë” Shqipëri!… Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave Kosova ime! Gëzuar vëllezër e motra kudo ku jeni!

Postimi i Majkos

 

Disa ditë më parë u zhvillua në Tiranë takimi i tretë i Mini-Shengenit. Përveç Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë ka marrë pjesë dhe Mali i Zi. Liderët pjesëmarrën në konferencë ftuan sërish Kosovën të marrë pjesë. Rama u tregua i ashpër dhe tha se Kosova është përjashtuar vetë. Haradinaj iu kundërpërgjigj me ironi nga Kosova, ku theksoi se me rëndësi është rruga europiane e Kosovës. Nuk munguan as protestat kundër Vuçiç.

Nuk mungoi edhe një reagim i Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se me “Mini Shengenin Ballkanik” po provokohen debate të panevojshme. Sipas tij Serbia të ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale e institucionet ndërkombëtare. Kundër ka dalë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

J.V/Dosjal.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama minishengeni ballkanik pandeli majko edi rama minishengeni ballkanik pandeli majko

Sondazh

Poll

Politike 24 Dhjetor 2019, 08:16

TIRANE- Mëngjesin e sotëm u mblodh kryesia e Partisë Socialiste, ku u vendos që më 29 shkurt të zhvillohet Kongresi i kësaj partie. Rama, bashkë me anëtarët e k...