Politike

VIDEO/ Rama puth në ballë biznesmenin Salillari, harron duart e të moshuarve dhe faqet e fëmijëve, kryeministri ‘bekon’

25 Dhjetor 2019, 10:47 Nga DOSJA
VIDEO/ Rama puth në ballë biznesmenin Salillari, harron duart e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka filluar të puthë në ballë edhe biznesmenët. Pas përqafimeve të fëmijëve, kritikave për të lexuar libra dhe jo për të qenë aktivë në rrjetet soçiale e duart e të moshuarve, Rama tashmë është kthyer edhe nga biznesmenët.

Një ditë më parë, në një vizitë pranë familjes Belegu në Petrelë, kryeministri inaguroi banesën e re të kësaj familjeje, pasi e vjetra u kthye në të pabanueshme pas tërmetit të 21 shtatorit.

I shoqëruar edhe nga biznesmeni Pëllumb Salillari, i cili ishte pikërisht personi që kishte ndërtuar shtëpinë e kësaj familjeje, Rama nuk i kurseu falenderimet haptazi. Madje këtë radhë, pa përdorur fare fjalët, kryeministri i dha dorën Salillarit, teksa po uteshin në banesën e re dhe e puthi në ballë.

“Ooo, ku je more,”- tha Rama dhe u afrua e e puthi.

Pëllumb Salillari nuk është një emër i panjohur për mediat dhe publikun në Shqipëri. Ai është drejtuesi i kompanisë “Salillari shpk.”, e cila është vënë nën kritika të ashpra nga opozita për shkak të projektit të ‘Unazës së Re’ në Tiranë, pasi u shpall një nga tre kompanitë fituese për ndërtimin e 2.2 kilometra rrugë (nga pallati me “Shigjeta” në Tiranë deri te sheshi “Shqiponja”), në vlerën 40 milionë euro.

Kritikat u fokusuan mbi kompaninë ‘Salillari’, duke e akuzuar biznesmenin për lidhje të ngushta me qeverinë e Edi Ramës dhe duke e cilësuar si njeriu që bën ‘bamirësitë’ e kryeministrit. Madje vetë banorët e ‘Unazës së Re’, protestuan kundër zgjerimit të këtij projekti duke mos lejuar ndërhyrjen e fadromave të firmës në fjalë.

(f.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama pellumb salillari rama puth ne balle biznesmenin salillari edi rama pellumb salillari rama puth ne balle biznesmenin salillari

Sondazh

Poll

Politike 24 Dhjetor 2019, 08:16

TIRANE- Mëngjesin e sotëm u mblodh kryesia e Partisë Socialiste, ku u vendos që më 29 shkurt të zhvillohet Kongresi i kësaj partie. Rama, bashkë me anëtarët e k...