Politike

Zbardhen EMRAT/ Kush janë kandidatët që kërkojnë të marrin “frenat” e PS-së në rrethe, të besuarit e të konfirmuar

24 Dhjetor 2019, 15:24 Nga DOSJA
Zbardhen EMRAT/ Kush janë kandidatët që kërkojnë

TIRANË- Partia Socialiste ka mbledhur sot Kryesinë ku ka diskutuar për procesin zgjedhor dhe si datë për Kongresin është vendosur e shtuna e 29 shkurtit.  Sot në mbledhje janë diskutuar dhe disa nga mertat që mund të jenë kryetarë të degëve të PS në rrethe, ku Rama theksoi se shumica do jenë gra.

Sipas informacioneve mësohet se në garë për të marë frenat e PS-së në Tiranë është Elisa Spirolali dhe Ervin Bushati. Në Durrës janë Luan Zaza, Ardit Kërtusha, po ashtu dhe në Vlorë ka dy kandidatë që janë Anduel Tahiraj dhe Albana Hodaj.

Ndërkohë dhe në qytetet e tjera kanë emrat e tyre të kandidatëve dhe shumë shpejt do të nis dhe procesi zgjedhor.

EMRAT E KANDIDATËVE TË DEGËVE TË PS

Tiranë: Elisa Spiropali, Ervin Bushati

Durrës: Luan Zaza, Ardit Kertusha

Elbasan: Evis Kushi (e komanduar deri në përfundim të procesit)

Lezhë: Eduard Ndreca, Taulant Malshi, Florida Çuni

Vau Dejës: Kristjan Shkreli, Elvis Preçi

Kukës: Anila Sokoli, Sahit Doçi

Mirditë: Pjeter Pjetri, Renuar Kola

Kurbin: Nertila Toma, Tonin Kolici

Shijak: Dorian Gollaj, Fatmir Koci

Kavajë: Elton Elezi, Ledio Hysa

Gramsh: Enis Zani- Besmir

Prrenjas: Haxhi Çollaku, Flutura Haka

Lushnje: Lindita Buxheli- Gentian Nushi

Patos: Klaudio Alisinani, Armand Ahmetaj

Kuçovë: Sybi Shehu, Fatmir Doksani

Memaliaj: Edmonda Harizi, Petrit Lumani

Tepelenë: Arben Gumeni, Dino Selimi

Gjirokastër: Bledar Kaçi, Matilda Gushi

Vlorë: Anduel Tahiraj, Albana Hodaj

Selenicë: Nertil Bellaj, Ilir Fejzaj

Himarë: Aleks Tato, Pervin Gjikuria

Delvinë: Izet Silaj, Arkad Dukaj

Sarandë: Ardian Kola, Asaf Sroka

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot kryesinë e PS-së. Më 29 shkurt do të zhvillohet Kongresi i Partisë Socialiste. Rama ka deklaruar se ende nuk ka një komunikim me presidentin Meta për bashkitë në vend që janë pa kryetar. Ai theksoi se Shkodra është në situatën më të rëndë, pasi aty ka një kryetare që s’është kryetare. Rama përsëriti dhe njëherë që është i gatshëm të ulet në tryezë me opozitën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deget e ps ne rrethe edi rama kryesia e ps kryetaret e degeve të ps ne rrethe deget e ps ne rrethe edi rama kryesia e ps kryetaret e degeve të ps ne rrethe

Sondazh

Poll

Politike 24 Dhjetor 2019, 08:16

TIRANE- Mëngjesin e sotëm u mblodh kryesia e Partisë Socialiste, ku u vendos që më 29 shkurt të zhvillohet Kongresi i kësaj partie. Rama, bashkë me anëtarët e k...