Politike

“Mirditorët janë lepujt e veriut”, Rama nuk kursen komentet në Laç, kryefamiljari: Unë s’kam vjedh ndonjëherë (VD)

25 Dhjetor 2019, 12:59 Nga DOSJA
“Mirditorët janë lepujt e veriut”, Rama nuk kursen

LAÇ– Kryeministri Edi Rama është shprehur se mirditorët janë lepujt e veriut, referuar faktit që ata janë të shumtë në numër. I shtruar për drekën e Krishtlindjes në tryezën e një familjeje nga Laçi, kryeministri u shpreh se duhet hartuar një prijekt për mbyllur edhe çështjen e kanalit.

Deputetja Lindita Nikolla, e cila ishte gjithashtu e ulur në tryezë tha se ekziston një projekt i tillë dhe se do të menaxhohet nga disa djem që zotërojnë një kompani dhe janë me origjinë nga Mirdita.

Këtu kryeministri bëri një batutë, ku shtoi se Mirditorët janë lepujt e veriut dhe i gjen kudo. Ndërsa, kryefamiljari shtoi më tej se mirditorët mbahen si njerëz që vjedhin, por atij s’i kishte rënë ndonjëherë ndonjë rast i tillë.  

Pjesë nga biseda

Rama: Duhet të bëjmë edhe atë projektin e kanalit që ta mbyllim atë…keni ju?

Nikolla: Kam një projekt kemi ftuar disa…I takuat ju kryeministër, këta djemtë që punojnë në Itali, që kanë grupin Koni. Janë treguar të gatshëm të na ndihmojnë.

Rama: Janë prej ketu ata…

Nikolla: Ata janë mirditorë, por…

Rama: Po mirditorë jemi të gjithë ne…Mirditorët janë lepujt e veriut, nuk mbarojnë…kudo gjen

Burri i familjes: Ne mirditorët kemi pasur zakon me vjedh, por mua s’më ka qëlluar të vjedh..

Rama: Qenka e mirë vera vërtet…

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lindita nikolla rama ne lac edi rama lindita nikolla rama ne lac

Sondazh

Poll