Aktualitet

"Autorët e kanë gjurmuar deri në momentin që ishte vetë!" Biznesmeni në Tiranë u vra me plumb në kokë, familjarët: Nuk kishte konflikte!

Bëhet me dije se në momentin e atentatit, 52-vjeçari ka qenë i vetëm dhe se po qëndronte në këmbë jashtë pallatit të tij në lagje.

14 Nëntor 2024, 09:14 Nga M.B

 

"Autorët e kanë gjurmuar deri në momentin që ishte
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e shkuar në Tiranë ku biznesmeni Eduart Reci, u qëllua me një plumb në kokë, dhe ndërroi më pas jetë në spitalin e Traumës. Bëhet me dije se në momentin e atentatit, 52-vjeçari ka qenë i vetëm dhe se po qëndronte në këmbë jashtë pallatit të tij në lagje.

Po ashtu mësohet se kamerat e sigurisë të sekuestruara nga policia, kanë filmuar vetëm momentin e vrasjes. Sipas raportimeve, në pamje duket vetëm momenti ku 52-vjeçari qëllohet me plumb në kokë. 

Paraprakisht dyshohet se autoret e kanë ruajtur dhe pritur momentin që 52-vjecari të dilte jashtë pallatit. Nga ana tjetër, familjarët e Recit kanë deklaruar se viktima nuk ka pasur konflikte.

tirana

Sondazh

Poll