Aktualitet

U arrestua me akuzën për zaptim toke, lihet i lirë kryetari i Njësisë Administrative në Fushë-Kuqe! Gjykata e Lezhës vendos vetëm detyrim paraqitje

Kryetari i njësisë administrative Fushë Kuqe, u ndalua nga policia, pasi duke shpërdoruar detyrën. Ai u arrestua dy ditë më parë pasi dyshohet se kishte porositur shtetas të ndryshëm për të hedhur inerte në lagunë në afërsi të lokalit të tij në Patok. Ndaj tij u ngrit akuza pushtimi i tokës dhe shpërdorim detyre.

14 Nëntor 2024, 10:24 Nga ZH.LL
U arrestua me akuzën për zaptim toke, lihet i lirë kryetari i
Gjykata e Lezhës

LEZHË- Gjykata e Lezhës mori sot vendimin për kryetarin e Njësisë Administrative në Fushë-Kuqe, në Kurbin, Kristo (Fred) Martinaj. Gjykata e la të lirë teksa e ka njohur atë me masën e sigurisë "detyrim paraqitje". 

Kryetari i njësisë administrative Fushë Kuqe, u ndalua nga policia, me akuzën për shpërdorim detyre. Ai u arrestua dy ditë më parë pasi dyshohet se kishte porositur shtetas të ndryshëm për të hedhur inerte në lagunë në afërsi të lokalit të tij në Patok. Ndaj tij u ngrit akuza pushtimi i tokës dhe shpërdorim detyre.

Dy ditë pas arrestimit, në seancën e zhvilluar këtë të enjte gjyqtarja e Edlira Cota pranoi kërkesën e prokurorit duke caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe bllokim të pasaportës për 55-vjeçarin.

lezhe gjykata e lezhes kristo martinaj detyrim paraqitje

Sondazh

Poll