Politike

Sterilizimi/ Vasili: Kërkesat e opozitës për të pyetur Ramën dhe Nushin nuk janë politike, komisionet të trajtohen si të barabartë

Gjatë fjalës së tij në komision, Vasili është shprehur se në Komision duhet të dëgjohet kryeministri Rama si dhe sipërmarrësja Vilma Nushi.  Vasili iu referua Komisionit për Inceneratorët, duke theksuar se Komisionet duhen trajtuar të barabartë.

13 Nëntor 2024, 12:45 Nga I.A
Sterilizimi/ Vasili: Kërkesat e opozitës për të pyetur
Petrit Vasili

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka hedhur akuza të forta për mazhorancën në komisionin hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Check-up dhe Sterlizimin. Gjatë fjalës së tij në komision, Vasili është shprehur se në Komision duhet të dëgjohet kryeministri Rama si dhe sipërmarrësja Vilma Nushi. Vasili iu referua Komisionit për Inceneratorët, duke theksuar se Komisionet duhen trajtuar të barabartë.

"Do qëndroja vetëm në dy tre momente. Në radhë të parë për transparencë për opinionin, të gjitha kërkesat e parashtruara nga opozita, asnjëra prej tyre nuk është një kërkesë politike. Ky pretendim është një pretendim absurd të cilin në pak sekonda e zbërthejmë se çfarë ndodh. Ne kërkojmë të dëgjohet Edi Rama. Pyetja që bëj unë publikisht është këtu. Kemi ndonjë status inferior ne si Komision Hetimor dhe komisioni i inceneratorëve, kishte një status superior. Në atë komision kishte filluar edhe një çështje penale ndërkohë u hetua dhe erdhi Kryeministri, Zv kryeministri  etj me radhe. Ne çfarë jemi, komision hetimor i nivelit B, C, D, kategori e dyte e tretë. Ku është diferenca, aq më tepër roli i tij me zgjedhjen e tij dhe jo me zgjedhjen tonë, ka qene shumë aktiv edhe mbasi çështja penale kishte filluar për të mbrojtur këtë aferë, ne po kërkojmë ta dëgjojmë. Nuk po ndërtojmë ndonjë precedent ne këtu. Vetëm nëse ka një vendim që Edi Rama nuk i bindet asnjë komisioni hetimor.

Është një standard simetrik që është zbatuar. Është votëbesuar në Kuvendin e Shqipërisë si tërë qeveria e tij dhe e ka për detyrë që kur të thërritet të vijë. Llogaridhënie është, ku është drama këtu. I bëhen pyetje kthen përgjigjet që do, ama detyrohet të njohë dhe respektojë autoritetin e parlamentit. Ku është politika këtu që ne po e bëjmë dhe që nuk është bërë ndonjë herë. Vijmë më poshtë, kemi dëshmitarë. Pse është politike se ju vetë vendosni dy standarde. Sollën dëshmitarë edhe nga burgu me status të barabartë siç qe Ilir Rrapaj. Të njëjtin status biles më të priveligjuar ka Vilma Nushi, përfituese, direkt, indirekte. Atë e sjellim nga burgu, atë jo. Ku është politike kërkesa jonë. Po pse kishte dakortësi për të parën dhe këtu jemi bunker dhe nuk dalim dot. Edhe kjo do japë përgjigjet e veta, Nuk ja imponojmë përgjigjet ne. Ku është politika këtu. Tjetra. Kërkojmë shtyrjen e komisionit dhe kjo qenka politike?. Duam dhe po bëjmë një propozim që absolutisht duhet të jetë i përbashkët sepse pa mbaruar dëshmitarët, janë detyrim të pyeten, bëjmë raportin që duhet që do edhe minimumin e kohës," tha Vasili. 

petrit vasili

Sondazh

Poll