Aktualitet

Policia paralajmëron shoferët: Kujdes, manovrat e gabuara mund t’ju bëjnë vrasës

10 Mars 2019, 12:07 Nga DOSJA
Policia paralajmëron shoferët: Kujdes, manovrat e gabuara mund

TIRANË– Policia e Shtetit ka publikuar një video në rrejtin social Facebook ku tregon manovrat e gabuara të shumë drejtuesëve të mjeteve. Me anë të kësaj videoje, policia paralajmëron shoferët e automjeteve, të cilët nga pakujdesia rrezikojnë jetën e tyre dhe të qytetarëve.

“Tiranë, KUJDES!
Pamjet që do shihni, janë të rrezikshme dhe nuk duhet në asnjë mënyre të manifestohen gjatë drejtimit të mjetit, pasi nga kjo kategori, shumë qytetarë, rrezikojnë jetën e tyre për shkak të papërgjegjshmërisë, pakujdesisë, luksit të automjetit apo “Trimërisë” që karakterizon këta drejtues mjetesh që me sjelljen dhe veprimet e tyre gjatë drejtimit të mjetit, janë as më pak as më shumë, por “vrasës të sigurisë së jetës në rrugë” dhe njëkohësisht, modeli më i shëmtuar për sjelljen në raport me automjetin, rrugën, dhe sigurinë e përbashkët, për të cilën duhet mund dhe investim nga të gjithë ne, për ta përmirësuar dhe jo për ta rrënuar me skena të tilla që gjenerojnë pasiguri apo më shumë se kaq.

❌ Shofer që si duhet askujt ?
❌ Automjet që përdoret si armë ?

✅ Përdor automjetin për qëllimin që është krijuar 
✅ Thuaj edhe ti STOP kësaj sjellje, denonco te 112,”– shkruan Policia krahas videos.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjoba per shofere manovra te gabuara paralajmerim nga policia policia e shtetit gjoba per shofere manovra te gabuara paralajmerim nga policia policia e shtetit

Sondazh

Poll