Sport

Kompani e kalon në stol, anglezi gati të largohet nga Bayerni!

Me kontratën e tij që skadon në korrik 2025, duket se rruga e anglezit është me të vërtetë ajo e largimit. Kështu shkruan shtypi gjerman.

13 Nëntor 2024, 00:19 Nga DOSJA
Kompani e kalon në stol, anglezi gati të largohet nga Bayerni!

GJERMANI - Eric Dier u transferua te Bayerni i Mynihut nga Tottenhami në janar të këtij viti dhe shijoi pak kohë duke luajtur, me 20 ndeshje në gjysmën e dytë të 2023/24.

Këtë vit, megjithatë, kjo nuk po ndodh më. Emërimi i Vincent Kompany trajner i bavarezëve e shtyu anglezin në një pozicion dytësor në skuadër, me vetëm gjashtë ndeshje të luajtura dhe vetëm një prej tyre si titullar, kundër Mainzin, për Kupën e Gjermanisë.

Me kontratën e tij që skadon në korrik 2025, duket se rruga e anglezit është me të vërtetë ajo e largimit. Kështu shkruan shtypi gjerman. Nga janari e tutje, Dier është i lirë të negociojë me kë të dojë për sezonin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll