Sport

Ka edhe nga ata që e këshillojnë Amorimin ta harrojë Gyokeres, por të shikojë…

Louis Saha, ish-ndërkombëtari francez që ka luajtur për Manchester United: “Nëse ke 120 milionë paund, shpenzoji për Harry Kane”

12 Nëntor 2024, 16:31 Nga DOSJA
Ka edhe nga ata që e këshillojnë Amorimin ta harrojë

ANGLI - Ardhja e Ruben Amorimit si trajner i Manchester United sjell me vete mundësinë e përforcimit të “Djajve të Kuq” me lojtarë që ai i njeh mirë, pra me të cilët ka punuar te Sportingu, me sulmuesin Gyokeresin nga më të dëshiruarin.

Louis Saha, ish-ndërkombëtar francez, i cili luajti për Manchester United ndërmjet viteve 2003 dhe 2009, ku u kryqëzua me Cristiano Ronaldon, i jep disa këshilla të tjera Ruben Amorimit.

“Mund të jetë befasuese, por nuk mendoj se Manchester United duhet të ndjekë Viktor Gyokeres. Mendoj se ai është një lojtar i mirë, në një moment të jashtëzakonshëm të formës, edhe në Champions League, por ai nuk do të ketë të njëjtin luks që ka te Sportingu”,- tha ai këtë të martë për portalin britanik BoyleSports.

“Sporting nuk është nën të njëjtin presion si Manchester United, është një 'kafshë' krejtësisht e ndryshme. Për momentin, Manchester United ka Rasmus Hojlund dhe Joshua Zirkzee, dhe nganjëherë presioni dukej se ishte i tepërt për të dy.

Manchester United shpenzoi shumë para dhe nuk mendoj se Gyokeres është zgjidhja. Nëse ata mund të shpenzojnë 120 milionë funte (rreth 145 milionë euro) për Harry Kane, atëherë duhet ta bëjnë që nesër. Ka pak garanci në futboll, por kjo është ajo që i duhet një klubi si Manchester United”,- shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll