Sport

Edhe mbrojtësi i Bayern Munich në favor të një greve: "Po, ka shumë ndeshje"...

Dayot Upamecano iu bashkua zërave kritikë të kalendarit e ngjeshur aktual

12 Nëntor 2024, 16:45 Nga DOSJA
Edhe mbrojtësi i Bayern Munich në favor të një greve:

GJERMANI - Kalendari dhe numri i ndeshjeve në sezon është (gjithnjë e më shumë) një nga temat më të përfolura në botën e futbollit.

Pasi shumë figura kishin dalë tashmë në publik për të kritikuar tepricat e ndeshjeve në një sezon, tani ishte radha e francezit dhe lojtarit të Bayernit, Dayot Upamecano, të ishte kundër numrit të ndeshjeve dhe pro... grevës.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të hynte në grevë, për të protestuar ndaj kalendarit aktual, mbrojtësi u përgjigj: “Pse të mos hyj në grevë, po. Ka shumë lojëra. Ne duhet të flasim për këtë mes nesh (lojtarëve), ka shumë lojëra dhe shpresoj që ato (organizatat sportive) ta kuptojnë këtë një ditë.”

Kujtojmë se ishte Rodri, fituesi i “Topit të Artë” 2024, ai që solli në sferën publike çështjen e grevës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll