Sport

BOMBE!... Paris Saint-Germain tund bankën për Vinicius, i ofron 250 milionë Realit!

Paris thuhet se dëshiron të nënshkruajë me brazilianin, për një tarifë rekord që do të tejkalojë paratë që kanë shpenzuar për Neymar.

12 Nëntor 2024, 18:30 Nga DOSJA

BOMBE!... Paris Saint-Germain tund bankën për Vinicius, i ofron 250

FRANCE - Bombë në Madrid: Real Madridi ka marrë një ofertë faraonike për Vinicius Junior, që ai vështirë se mund ta refuzojë.

Siç raporton portali spanjoll Fichajes, si dhe gazeta gjermane Bild, Paris Saint-Germain i ka bërë një ofertë prej 250 milionë eurosh madrilenëve për sulmuesin ndërkombëtar brazilian!

Një transferim që nëse realizohet do të thyejë rekordin botëror, të cilin Paris Saint-Germain e ka vendosur, duke paguar 222 milionë euro për të marrë nga Barcelona sulmuesin Neymar në vitin 2017.

Largimi i Kylian Mbappe la një “vrimë” të madhe në sulmin e tyre dhe ardhja e Vinicius do të përmirësonte ndjeshëm edhe imazhin e klubit.

Sipas burimeve, Real Madrid nuk ka ndërmend ta shesë brazilianin, por mund të ndryshojë mendje pas një propozimi të tillë.

Vinicius, nga ana e tij, ka theksuar vazhdimisht se ndihet mirë në Madrid dhe se dëshiron të luajë në Santiago Bernabeu, dhe një faktor i rëndësishëm është që kontrata e tij të jetë deri në verën e vitit 2027.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll