Sport

Nations League/ Playmakeri Odegaard largohet nga kombëtarja e Norvegjisë…

“Martin Odegaard dëshiron shumë të luajë, por ne nuk mund të rrezikojmë”,- shtoi trajneri Stale Solbakken.

12 Nëntor 2024, 16:57 Nga DOSJA
Nations League/ Playmakeri Odegaard largohet nga kombëtarja e

NORVEGJI - Martin Odegaard nuk do të kontribuojë për kombëtaren norvegjeze në ndeshjet e Nations League kundër Sllovenisë dhe Kazakistanit.

Mesfushori 25-vjeçar u rikthye së fundmi nga dëmtimi dhe u përdor nga Mikel Arteta te Arsenali, por u deklarua i papërshtatshëm nga departamenti mjekësor i skuadrës nordike.

“Ishte një dëmtim i komplikuar i kyçit të këmbës. Me shumë pak stërvitje me ekipin në nëntë javët e fundit, është e natyrshme që trupi të mos jetë 100 për qind në këtë fazë. Pasi biseduam, ramë dakord që Martin nuk është gati për të luajtur. Është më mirë të kthehet në Londër dhe të vazhdojë rehabilitimin atje”, tha Ola Sand, mjeke e ekipit norvegjez.

“Ne e dinim se ekzistonte rreziku që Martin të mos ishte gati. Ai dëshiron shumë të luajë, por ne nuk mund të rrezikojmë”,- shtoi trajneri Stale Solbakken.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll