Aktualitet

U kapën duke udhëtuar me mjet të vjedhur/ Arrestohen 2 shqiptarët në Itali, njëri prej tyre me precedentë të shumtë penalë, dëbohen nga vendi

Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata u kapën teksa drejtonin një mjet të vjedhur. Shqiptarët u arrestuan mbrëmë në Bolzano. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën edhe mjete vjedhjeje.

12 Nëntor 2024, 16:33 Nga N.F
U kapën duke udhëtuar me mjet të vjedhur/ Arrestohen 2
Foto ilustruese

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata u kapën teksa drejtonin një mjet të vjedhur. Shqiptarët u arrestuan mbrëmë në Bolzano. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën edhe mjete vjedhjeje.

Mësohet se njëri prej shqiptarëvë i moshës 38 vjeç kishte shumë dënime penale, iu ndalua hyrja në Itali për pesë vjet. Gjykata urdhëroi që ky person të dëbohej menjëherë nga vendi. Shqiptari tjetër gjithashtu u denoncua për vjedhje dhe posedim pa leje të mjeteve të vjedhjes, ka shtatë ditë kohë të largohet nga Italia. Hetimi është në vazhdim.

arrestohen shqiptaret ne itali vjedhje

Sondazh

Poll