Aktualitet

Gjykata Kushtetuese merr vendimin/ Rrëzon kërkesën për heqjen e sekuestros në bazën detare të Sarandës

Mësohet se në vendimin e sotëm, Kushtetuesja ka lënë në fuqi vendimin që baza detare e Sarandës të jetë nën sekuestro deri në përfundim të hetimeve nga Prokuroria e Posaçme. 

12 Nëntor 2024, 14:51 Nga I.A
Gjykata Kushtetuese merr vendimin/ Rrëzon kërkesën për
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e shoqërisë 'Marina Bay Saranda' për të hequr sekuestron ndaj bazës detare të Sarandës. Mësohet se në vendimin e sotëm, Kushtetuesja ka lënë në fuqi vendimin që baza detare e Sarandës të jetë nën sekuestro deri në përfundim të hetimeve nga Prokuroria e Posaçme. 

Gjykata Kushtetuese merr vendimin/ Rrëzon kërkesën për
Vendimi

Baza detare e Sarandës u sekuestrua me vendim të GJKKO në shkurt të vitit 2023, pas kërkesës së SPAK me arsyetimin se privatizimi i bazës kishte cënuar operacionalitetin e forcave detare. Kompania koncesionare e apeloi vendimin fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit, por Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Në 16 maj kompania e apeloi sërish vendimin, këtë herë në Gjykatën e Lartë. Por edhe kjo gjykatë ka vendosur ta lërë në sekuestro bazën detare. Dhe në fund Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim të njejtë me Gjykatat e mëparshme, ku është apeluar vendimi. 

gjykata kushtetuese marina bay saranda

Sondazh

Poll