Aktualitet

11 të arrestuar, 2 të shpallur në kërkim/ Pas 6 muajsh hetime, policia godet grupin e trafikimit të drogës në Vlorë

Blutë njoftojnë se 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shitnin lëndë narkotike në Vlorë dhe Fier. Po ashtu, 1 person është arrestuar në flagrancë pasi posedonte doza kanabisi.

12 Nëntor 2024, 13:48 Nga ZH.LL
11 të arrestuar, 2 të shpallur në kërkim/ Pas 6 muajsh
Foto nga operacioni i policisë

VLORË- Policia e Vlorës ka goditur një grup të trafikimit dhe posedimit të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të operacionit "Labirinti", janë arrestuar 11 persona të moshave të ndryshme.

Blutë njoftojnë se 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shitnin lëndë narkotike në Vlorë dhe Fier. Po ashtu, 1 person është arrestuar në flagrancë pasi posedonte doza kanabisi.

"Pas 6 muajsh finalizohet operacioni policor i koduar “Labirinti”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në DPPSH dhe DVP Fier, arrestohen 11 persona dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin doza të drogave të forta dhe kanabisi, në Vlorë dhe në Fier.

Gjithashtu, gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë 1 shtetas që posedonte doza kanabisi.

Si rezultat i një hetimi të nisur në muajin maj të këtij viti, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, u finalizua, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në DPPSH dhe me DVP Fier, operacioni policor i koduar “Labirinti”. Në kuadër të operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Vlorës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

-F. O., 34 vjeç, J. B., 25 vjeç, D. Gj., 24 vjeç, A. O., 32 vjeç, E. Sh., 42 vjeç, I. H., 29 vjeç, të gjithë banues në Fier, N. H., 33 vjeç, banues në Tepelenë dhe K. Xh., banues në Tiranë;

-si dhe për shtetasit E. K., 18 vjeç, E. K., 21 vjeç, vëllezër të cilët aktualisht vuajnë dënimin në IEVP për veprën penale “Vrasja” dhe A. H., 54 vjeç, i cili vuan dënimin në IEVP për veprën penale “Mashtrimi”." ka njoftuar policia.

policia e vlores operacioni labiritni arrestohet grupi

Sondazh

Poll