Aktualitet

Pas publikimit të listës/ Kontestohet gara për drejtuesit e policisë, kush janë 2 aplikantët që kanë ankimuar

Mësohet se dy aplikantët që kontestojnë rezultatin janë: Lorenc Panganikën, aktualisht drejtues i Policisë së Fierit, i cili ka marrë 66 pikë dhe renditet i 16-i në listë, si dhe Adriatik Tafçiu, ish-shef i Kurikulave në Akademinë e Sigurisë, që ka siguruar 65 pikë dhe renditet i 19-i.

12 Nëntor 2024, 14:29 Nga ZH.LL
Pas publikimit të listës/ Kontestohet gara për drejtuesit e
Policia e shtetit

TIRANË- Dy prej aplikantëve në garën për drejtues në qarqe, kanë kontestuar rezultatet e pikëve të marra gjatë vlerësimit. Ata ankimuan rezultatet brenda afatit 48 orësh, një ditë pasi u publikua listëa me emrat dhe pikët përkatëse të kandidatëve në garë.

Mësohet se dy aplikantët që kontestojnë rezultatin janë: Lorenc Panganikën, aktualisht drejtues i Policisë së Fierit, i cili ka marrë 66 pikë dhe renditet i 16-i në listë, si dhe Adriatik Tafçiu, ish-shef i Kurikulave në Akademinë e Sigurisë, që ka siguruar 65 pikë dhe renditet i 19-i.

Ndërkohë, procesi për emërimin e drejtorëve të rinj mund të zgjatet pikërisht prej ankimimit, pasi ankesa do të shqyrtohet brenda 5 ditësh.

Të dielën u publikua lista me emrat dhe pikët e kandidatëve. Në publimin e saj, Policia e Shtetit njofton se përzgjedhja e fituesve do të bëhet në bazë të pikëve të grumbulluara gjatë procesit të vlerësimit. Kandidatët që kanë arritur mbi 70 pikë do të kenë mundësinë për t’u emëruar drejtorë të rinj të qarqeve.

Aktualisht, 15 kandidatë kanë kaluar pragun e 70 pikëve, ndërsa do të përzgjidhen vetëm 12 prej tyre. Emërimi final do të bëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, bazuar në rezultatet e vlerësimit të pikëve.

policia e shtetit lista e kandidateve gara per drejtor policie ankimohet rezultati

Sondazh

Poll