Aktualitet

Plagosën me thikë 16-vjeçarin në Korçë, shoqërohen edhe dy persona të tjerë

Në fillim është vënë në pranga një person ndërsa tashmë janë shoqëruar dhe dy persona të tjerë. Mësohet se tre të rinjtë e përfshirë në konflikt i kanë dalë përpara 16-vjeçarit sapo ai ka lënë mësimin.

12 Nëntor 2024, 16:03 Nga N.F
Plagosën me thikë 16-vjeçarin në Korçë,
Foto ilustruese

KORÇË- Dy të rinjtë të tjerë janë shoqëruar në polici në lidhje me plagosjen e një 16-vjeçari në Korçë. Në fillim është vënë në pranga një person ndërsa tashmë janë shoqëruar dhe dy persona të tjerë. Mësohet se tre të rinjtë e përfshirë në konflikt i kanë dalë përpara 16-vjeçarit sapo ai ka lënë mësimin.

Ata më pas janë konfliktuar dhe e kanë goditur adoleshentin me thikë dhe me përforcues grushti. Burime bëjnë me dije se një nga shtetasit e përfshirë në konflikt dyshohet të jete një emër i njohur për policinë, shtetasi me inicialet R.I, i përfshirë edhe më parë në të tilla ngjarje, që e kanë çuar edhe pas hekurave.

plagosja e 16-vjeçarit ne korce shoqerim ne polici

Sondazh

Poll