Aktualitet

U plagos me thikë sapo doli nga shkolla, dëshmia e 16-vjeçarit në polici: Tre persona po hidhnin fjalë fyese! Më pas dy prej tyre dolën nga makina dhe më sulmuan

Ndërkohë 16-vjeçari, i cili mbeti i plagosur ka dëshmuar para policisë ndërsa ka theksuar se sapo ka dalë nga shkolla 3 persona i janë afruar me makinë duke e ofenduar. Ai shtoi se më pas dy prej tyre e kanë sulmuar dhe njëri nxori thikën dhe u dëmtua në fytyrë.

12 Nëntor 2024, 16:20 Nga N.F
U plagos me thikë sapo doli nga shkolla, dëshmia e 16-vjeçarit
Vendi i ngjarjes

KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e një 16-vjeçari në Korçë. Ngjarja ndodhi mes disa adoleshentësh në afërsi të gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, në lagjen 10 të qytetit të Korçës. Ndërkohë 16-vjeçari, i cili mbeti i plagosur ka dëshmuar para policisë ndërsa ka theksuar se sapo ka dalë nga shkolla 3 persona i janë afruar me makinë duke e ofenduar. Ai shtoi se më pas dy prej tyre e kanë sulmuar dhe njëri nxori thikën dhe u dëmtua në fytyrë.

“Sa dola nga shkolla dhe do ikja në shtëpi. Më vijnë me makinë tre persona, të cilët po hidhnin fjalë fyese e më pas dy prej tyre dolën dhe më sulmuan. Ishte R.I që nxori thikën dhe unë u mundova të mbrohesha por arriti të më dëmtonte në fytyrë. Në atë moment, ata hipën në makinë dhe u larguan menjëherë kurse unë shkova në marketin afër shkollës dhe kërkova ndihmë”, tha 16-vjeçari.

Në lidhje me ngjarjen kanë folur edhe dëshmitarë ndërsa u shprehën se adoleshentin e kanë parë të gjakosur ndërsa mbante dorën në fytyrë. Sipas dëshmitares i riu u ka kërkuar kartëpeceta dhe është ulur në trotuar derisa është marrë nga ambulanca.

“Sapo kishte mbaruar mësimi, kur erdhi një nxënës që po mbante dorën në fytyrë por gjaku vazhdonte ti rridhte. Na kërkoi kartëpeceta dhe u ul tek trotuari. I dhamë ujë për ta qetësuar dhe brenda pak minutash ambulanca e mori. Një kalimtare e rastësishme kishte parë targën e makinës së autorëve dhe ja dha policisë. Dëgjuam nga nxënësit e tjerë që konflikti kishte ndodhur kot, pa asnjë motiv”, tregoi një dëshmitare. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar 3 persona të cilët do të merren në pyetje në lidhje me plagosjen.

plagosja e 16-vjeçarit ne korce deshmia para policise

Sondazh

Poll