Aktualitet

Masakra me 4 viktima në Dobraç, AMP akuzon efektivët në Shkodër për shpërdorim detyre

Mësohet se AMP ka referuar në Prokurorinë e Shkodrës materialet për efektivët e Policisë, që dyshohet se kanë lejuar personin e tretë që ndodhej më makinë të largohej nga vendngjarja. 

12 Nëntor 2024, 13:41 Nga I.A
Masakra me 4 viktima në Dobraç, AMP akuzon efektivët në
Atentati

SHKODËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur akuza ndaj disa efektivëve të Shkodrës për shpërdorim detyre, në lidhje me masakrën e Shkodrës me 4 viktima. Mësohet se AMP ka referuar në Prokurorinë e Shkodrës materialet për efektivët e Policisë, që dyshohet se kanë lejuar personin e tretë që ndodhej më makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin të largohej nga vendngjarja. 

Atentati ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të.

Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pa atentatit.

Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha. Ende nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me ngjarjen e rëndë ndonëse ka pasur shqoërime të shumta në policia dhe marrje në pyetje. 

amp masakra ne shkoder

Sondazh

Poll