Aktualitet

Masákroi me leva një person, punonjësi i Gardës shpallet në kërkim (Emrat)

25 Dhjetor 2019, 09:54 Nga DOSJA
Masákroi me leva një person, punonjësi i Gardës shpallet

TIRANË– Policia ka shpallur në kërkim një 35 vjeçar i dyshuar se ka másakruar me leva bashkë me të tjerë, një shtetas, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Bëhet fjalë për Mariglen Hoxhallari, me detyrë punonjës në Gardën e Republikës. Hoxhallari po kërkohet, pasi është vendosur nën hetim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

Si rezultat i hetimeve të deritanishme, punonjësi i Gardës bashkë me persona të tjerë kanë sulmuar dhe kanë qëlluar shtetasin Ismet Llesho. Burime bëjnë me dije se sherri ka nisur për motive të dobëta dhe nuk ka lidhje me detyrën e 35-vjeçarit Hoxhallari.

Njoftimi i policisë:

Tirane
Komisariati i Policisë Nr. 6

Policia e Tiranes ka shpallur ne kerkim efektivin e Gardes se Republikes M.H., i dyshuar per vepren penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.

Ngjarja ka ndodhur në datë 24.12.2019 dhe materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

35 vjeçari, dyshohet se ne bashkepunim me persona te tjerë (punohet për identifikimin e kapjen e tyre) kanë goditur me sende të forta nje shtetas, i cili po merr ndihmen mjekesore.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet ismet llesho mariglen hoxhallari punonjesi i gardes ne kerkim dhunohet ismet llesho mariglen hoxhallari punonjesi i gardes ne kerkim

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Dhjetor 2019, 07:52

Itali- David Rebeshi, vëllai i bosit të drogës në Itali, Ismail Rebeshit, i cili u arrestua nga Policia italiane më 14 gusht të këtij viti për trafik droge dhe ...