Aktualitet

Lëvizte me pistóletë me vete, árrestohet 43-vjeçari në Shkodër, i sekuestrohen 30 fishekë

25 Dhjetor 2019, 08:26 Nga DOSJA
Lëvizte me pistóletë me vete, árrestohet

Shkodër- Poliícia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. Në prangat e policisë ka rënë një 43-vjeçar me iniciale E.K, pasi gjatë kontrollit fzik, Polícia i gjeti këtij shtetasi në brez një armë zjarri pistoletë, me një fishek në fole gati për qitje dhe 29 fishekë të tjerë të vendosur në dy krehra. Ky i fundit lëviste me ármë nëpër qytet.

Njoftimi i Policísë:

Policia e Shkodrës parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale. Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri në brez, me fishek në fole gati për qitje, vihet në pranga 43-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe 30 fishekë luftarak.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave “Për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për festat e fundvitit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri” strukturat e Policisë së DVP Shkodër kanë shtuar prezencën e shërbimeve policore në territor duke ushtruar kontrolle të befasishme, bazuar këto edhe në informacionet e marra nga qytetarët.

Si rezultat i këtyre kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në brez, në rrugën “Isuf Sokoli”, të lagjes “Kongresi i Përmetit”, të qytetit Shkodër, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” të DVP Shkodër, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë bërë të mundur lokalizimin, identifikimin dhe bllokimin e shtetasit të dyshuar, konkretisht:

E. K., 43 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit fzik, Policia i gjeti këtij shtetasi në brez një armë zjarri pistoletë, me një fishek në fole gati për qitje dhe 29 fishekë të tjerë të vendosur në dy krehra.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan nëe cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, qëllimit të qarkullimit me pistoletë me fishek në gojë, pasi nga të dhënat e marra në rrugë operative dyshohet për përfshirje në një ngjarje të mundshme kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, në ngarkim të shtetasit E. K., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i riu ne shkoder arrestohet i riu ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Dhjetor 2019, 07:52

Itali- David Rebeshi, vëllai i bosit të drogës në Itali, Ismail Rebeshit, i cili u arrestua nga Policia italiane më 14 gusht të këtij viti për trafik droge dhe ...