Aktualitet

Ipeshkvi i Lezhës: Tërmeti nxori në pah varfërinë e Shqipërisë, pati viktima për shkak të abuzimeve

25 Dhjetor 2019, 09:00 Nga DOSJA
Ipeshkvi i Lezhës: Tërmeti nxori në pah varfërinë e

Lezhë– Festa e Krishtlindjes është kremtuar edhe në qytetin e Lezhës,  ku qindra besimtare të krishtere u drejtuan mbrëmjen e kaluarnë katedrales e “Shën Nikollit” për të pritur lindjen e Krishtit.

Në fjalën e tij gjatë Meshës, Ipeshkvi i Lezhës, Otavio Vitale theksoi se tërmeti i 26 nëntorit nxorri në pah varfërinë e Shqipërisë dhe korrupsionin në vend.

“Është detyra e njeriut veçanërisht e atyre që kanë përgjegjësi publike të kujdesen për të në të gjithë përmasën e tij. Këto fjalë marrin peshe të veçantë veçanërisht pas asaj që ndodhi për shkak të tërmetit që solli vdekje dhe shkatërrim. Një tërmet që ka zbuluar Shqipërinë e vërtete të varfërisë dhe korrupsionit sepse kaq shumë vdekje dhe shkatërrim nuk do të kishte nëse ndërtesat e shembura do të ishin ndërtuar, duke ndjekur parametrat e sigurisë. Këtu mbizotëron interesi personal, korrupsioni dhe sjellja e paligjshme që rrezikon jetën e njerëzve. Shpresoj që kjo Krishtlindje të zgjoje ndërgjegjjen e popullit shqiptar dhe mbi të gjitha të kërkojnë falje ato që shkaktojnë këto fatkeqësi sepse janë të korruptuar dhe nuk interesohen për të mirën e njerëzve”, u shpreh ai.

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë festojnë Krishtlindjen në të gjithë botën. Në orët e para të mëngjesit të sotëm mijëra besimtarët shqiptarë i janë lutur Zotit për mirësi dhe shëndet. Katolikët dhe ortodoksët kanë mbajtur meshat në katedralet e vendit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kremtimi i krishlindjes otavio vitale kremtimi i krishlindjes otavio vitale

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Dhjetor 2019, 07:52

Itali- David Rebeshi, vëllai i bosit të drogës në Itali, Ismail Rebeshit, i cili u arrestua nga Policia italiane më 14 gusht të këtij viti për trafik droge dhe ...