Aktualitet

Motra u fut për të shpëtuar vëllain/ Humbin jetën trágjikisht në Francë fëmijët shqiptarë, nëna nuk mundi t’i nxir

25 Dhjetor 2019, 07:20 Nga DOSJA
Motra u fut për të shpëtuar vëllain/ Humbin jetën

FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë. Dy fëmijë shqiptarë, të moshave 5 dhe 2 vjeç kanë humbur jetën trágjikisht, pasi kanë ranë në një lumë, në zonën e Montbrisonit të Francës.

Mësohet se të dy viktimat motër dhe vëlla kanë qenë duke u argëtuar me njëri-tjetrin pranë lumit nën shoqërinë e nënës së tyre, para se t’i merrte rrjedha e ujit. Sipas mediave franceze ka qenë vëllai i pari që ka rënë në lumë dhe më pas edhe motra e tij.

Kjo e fundit është përpjekur për të ndihmuar të vëllain që po mbytej, rryma e ujit i ka marrë të dy. Fëmijët janë gjetur të mbytur në ujë nga nëna  e tij, e cila nuk mundi t’i shpëtonte edhe pse ishte afër tyre. Kjo e fundit u fut në ujë, por nuk mundi të gjente fëmijët e saj. Ajo pas ngjarjes tragjike ndodhet e shtruar në spital pasi është në gjendje shoku.

Nuk ka munguar edhe reagimi i Ramush Haradinajt, i cili u ka shprehur ngushëllimet familjarëve. “Tragjike, lajmi për dy fëmijët nga Kosova që humbën jetën aksidentalisht duke rënë në lum në qytetin Montbrison, Loire të Francës. U shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve!”, ka shkruar ai.

Edhe ministri në detyrë i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka shprehur dhimbjen për këtë rast. “Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovar në Francë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre. Mendimet tona janë me ata në këto momente të vështira dhe misioni ynë diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për ata në këto momente të dhimbshme”, ka shkruar ai.

Burimi:  Cnews.fr

A.C/J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet behgjet pacolli france mbyten në lumin e francës dy fëmijët shqiptarë ramush haradinaj behgjet pacolli france mbyten në lumin e francës dy fëmijët shqiptarë ramush haradinaj

Sondazh

Poll