Aktualitet

Sekuestrohen 7680 kapsolla, procedohen dy pronarë dyqanesh në Bulqizë (Video)

25 Dhjetor 2019, 08:53 Nga DOSJA
Sekuestrohen 7680 kapsolla, procedohen dy pronarë dyqanesh në

BULQIZË- Pronarët e dy dyqaneve në Bulqizë janë proceduar penalisht, pasi u janë sekuestruar një sasi lëndësh piroteknike.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjithsej janë sekuestruar 7680 kapsolla, ndërsa të proceduar janë shtetasit me iniciale:

Burime zyrtare bënë me dije se në dyqanin në pronësi të shtetasit A. K., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 120 pako, me 60 kapsolla secila dhe në dyqanin në pronësi të shtetasit me inicialet K. K., u gjetën 8 pako me 60 kapsolla secila.

Njoftimi i policisë: 

Sekuestrohen në Bulqizë 7680 kapsolla.

Procedohen penalisht dy pronarët e dyqaneve ku u gjetën kapsollat.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollin e pandërprerë në të gjithë territorin, në subjekte të ndryshme, “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”.

Si rezultat i kontrolleve, në Bulqizë, në dy dyqane janë gjetur dhe sekuestruar 7680 kapsolla dhe konkretisht:

Në dyqanin në pronësi të shtetasit A. K. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 120 pako, me 60 kapsolla secila dhe në dyqanin në pronësi të shtetasit K. K. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 pako me 60 kapsolla secila.

Për këta shtetas filloi procedimi penal dhe materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të kapsollave, fishekzjarrëve dhe çdo rast të paligjshmërisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize procedohen dy pronaret e dyqaneve sekuestrohen kapsolla bulqize procedohen dy pronaret e dyqaneve sekuestrohen kapsolla

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Dhjetor 2019, 07:52

Itali- David Rebeshi, vëllai i bosit të drogës në Itali, Ismail Rebeshit, i cili u arrestua nga Policia italiane më 14 gusht të këtij viti për trafik droge dhe ...