Aktualitet

Festat e fundvitit/ Radhë të gjata në Kapshticë e Kakavijë, emigrantët kthehen për Krishtlindje

25 Dhjetor 2019, 09:13 Nga DOSJA
Festat e fundvitit/ Radhë të gjata në Kapshticë e

KAPSHTICË- Festat e fundvitit kanë sjellë fluks lëvizjesh në doganën e Kapshticës dhe Kakavijës. Në këtë ditë të bekuar për besimtarët e krishterë, Krishtlindjet, numri i shqiptarëve që kthehen në vend është i madh, por ka edhe nga ata që kërkojnë të kalojnë festat në shtetin fqinj.

Brenda 24 orëve, në Kapshticë kanë hyrë 8260 dhe kanë dalë 2674 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Për të shmangur fluksin, aktualisht në hyrje, po punohet me 4 sportele dhe ka lëvizje të shtuar të mjeteve.

Po ashtu edhe në pikën kufitare të Kakavijës po punohet me 5 sportele në hyrje dhe 3 në dalje për shkak të numrit të lartë të emigrantëve , të cilët kanë zgjedhur të kalojnë festën e Krishtlindjes në Shqipëri.  “Më datë 24.12.2019, shërbimet e DVKM Gjirokastër, kanë përpunuar një numër prej 12579 shtetasish në hyrje–dalje, nga të cilët 9257 në hyrje, dhe 3322 në dalje”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dogana e kapshtices fluksi i emigranteve kremtimi i krishlindjes dogana e kapshtices fluksi i emigranteve kremtimi i krishlindjes

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Dhjetor 2019, 07:52

Itali- David Rebeshi, vëllai i bosit të drogës në Itali, Ismail Rebeshit, i cili u arrestua nga Policia italiane më 14 gusht të këtij viti për trafik droge dhe ...